Rama e quajti drejtësinë jo cilësore, reagon Berisha: Ai sulmon gjyësorin për të mbrojtur veten


Rama e quajti drejtësinë jo cilësore, reagon Berisha: Ai sulmon

Rama dhe Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar sot menjëherë pas deklaratave të kryeministrit Rama në podcastin “Flasim” lidhur me drejtësinë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale Berisha shprehet se Rama po sulmon drejtësinë me qëllim vetëmbrojtjen. Ai shprehet se përmes “monologut të tij të neveritshëm” siç e quan ai, po përpiqet që të mbyllë hetimet për çështjen Balluku. Sipas kreut të opozitës, Rama po pranon fajësinë e tij dhe se kjo duhet të jetë dhe arsyeja pse duhet që shqiptarët të ngrihen dhe ta rrëzojnë nga pushteti.

Reagimi i Berishës:

“Ramaduro sot sulmoi drejtësinë dhe mbrojti menderen e tij!

Të dashur miq, në monologun e tij të neveritshëm, Ramaduro sot nuk foli për hallin e dhjetëra mijëra qytetarëve që nga Gjirokastra në Shkodër kanë banesat të përmbytura. Me këtë, ai mirë bëri, sepse përveç motit, shkak tjetër madhor i gjendjes së tyre të vështirë është vetë ai dhe ministrat e tij që, të pangopur, kanë vjedhur fondet e investimeve në infrastrukturën mbrojtëse nga përmbytjet.

Por Ramaduro foli për menderen e tij.

Ai, si peng i Lubisë, pasi ka bllokuar nëpërmjet 83 mandateve të tij të krimit heqjen e imunitetit dhe arrestimin e saj, përsëri sulmoi sot drejtësinë e tij, e cila sipas tij “nuk është as e paanshme dhe as cilësore”. Me këto akuza, Ramaduro dëshmon se ai nuk pranon dhe nuk do të pranojë vendimet e prokurorëve dhe gjyqtarëve, meqë sipas tij ata nuk janë të paanshëm dhe janë injorantë, jo cilësorë! Me këtë qëndrim, Rama sërish pranon fajësinë e tij dhe ky qëndrim është një apel për çdo shqiptar të ngrihet për largimin e tij nga pushteti, një ditë e më parë”.

Po sot, në Podcastin e tij “Flasim”, kryeministri Edi Rama, ndër të tjera foli edhe për faktin që duhet të kemi një drejtësi më cilësore.

“Siç e kam thënë na duhet një reflektim i madh, serioz dhe largpamës mbi politikën penale në Shqipëri, sepse duhet të adresojmë problematika të mprehta, por njëkohësisht të mbrojmë pavarësinë, të nxisim paanësinë dhe të rrisim cilësinë e drejtësisë në këtë vend, ku kemi më në fund një drejtësi të pavarur, falë lidershipit të Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe mbështetjes bipartizane të popullit shqiptar, po nuk kemi ende as një drejtësi të paanshme e as një drejtësi cilësore. Nuk është e lehtë, por unë nuk i jam përkushtuar politikës për të bërë gjëra të lehta apo për t’i marrë lehtë gjërat e rënda. Përkundrazi”, -tha Rama./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top