Salianji takim në Korçë: Nuk duhet të fokusohemi vetëm tek protestat…


 

TIRANË- Me nisjen e vitit të ri, ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka nisur takimet me qytetarët dhe demokratët, këtë herë në qytetin e Korçës. Në foto shihet se shumë qytetarë janë bashkuar në këtë takim të organizuar nga Salianji.

Sipas Salianjit, pjesëmarrja masive në takime dëshmon nevojën për bashkimin e çdo opozitari në familjen e madhe politike, në Partinë Demokratike. Nga Korça ai u shpreh se opozita nuk duhet të fokusohet vetëm tek protestat aniti-qeveri por edhe tek reflektimi u brendshëm brenda partisë opozitare.

“Çdo protestë që bëhet kundër qeverisë do të ketë mbështetjen tonë, por duhet të shohim edhe nga vetja, sepse protestat nuk përmbushin gjithmonë pritshmëritë e shoqërisë dhe as të demokratëve”,- u shpreh ai.

Kujtojmë se Salianji mblodhi më 27 nëntor disa nga përfaqësuesit e PD-së për të diskutuar për situatën politike brenda partisë, si dhe për të gjetur zgjidhjen për rinovimin e PD-së pas humbjeve të njëpasnjëshme në zgjedhje. Ndërsa Berisha dhe Noka akuzuan ish-deputetin se po punon për interes të grupeve kriminale afër qeverisë, madje ata parlajëruan edhe përjashtim të tij nga strukturat e PD-së. Sa i përket përjashtimit nga partia, Salianji shprehej se askush nuk mund ta përjashtojë nga Partia Demokratike: “Nuk më përjashton asnjë njeri, nuk ndryshon asnjë gjë. Sot është radha për të përjashtuar Ramën”.

Ky takim i Salianjit në Korçë, vjen pas takimeve të Gjirokastrës, Shkodrës, Durrësit dhe Elbasanit të mbajtura që nga nëntori e deri në fund të dhjetorit 2025/ZËRI

 

Poll



Source link

Scroll to Top