TIRANË-Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka mbledhur sot Komitetin e Emergjencave. Pjesë e mbledhjes janë ministritë e linjës, përgjegjëse për të menaxhuar situatën: Ministria e Mbrojtjes, e Brendshme, e Financave, Energjia, Infrastruktura, Bujqësia si dhe përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile. Në takim pritet të adresohen problematikat dhe bilanci i përmbytjeve dhe do të diskutohet në lidhje me masat për të përballuar situatën.
Edi Rama: Shiu nuk ndalet me shpifje, lumenjtë nuk kthehen në shtrat me protesta. Retë nuk shpërndahen me slogane, që të shpallet gjendja e jashtëzkaonshme. Këto reagime ushqejnë ndarje, jo siguri. Njerëzit nuk janë nevojë për më shumë britma, shpifje, por solidaritet. Kjo është gjendje atmosferike e zgjatur dhe e rëndë. Ka prekur një hartë të tërë, nga Italia në Greqi, Mali i zi në Kosovë, nga RMV e deri në Turqi, i njëjti shi, e njëjta dëborë kanë krjiuar të njëjtën situaëe. Është krijuar një vobull atmosferike, duke sjellë temperatura të ulëta.



