GJIROKASTËR- Zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka bërë të ditur se situata e përmbytjeve nga moti i keq po shkon drejt përmirësimit. Balluku mblodhi Komitetin e Emergjencave në Qarkun e Gjirokastrës, për të analizuar situatën dhe të gjithë problematikën në terren, teksa siguroi se institucionet janë në gatishmëri të plotë dhe po monitorojnë situatën në mënyrë të vazhdueshme.
Sa i përket Gjirokastrës, një ndër qytetet më të goditura në jug të vendit, Balluku dha lajmin e mirë duke theksuar se situata është nën kontroll. Lidhur me infrastrukturën në Gjirokastër, minstria bëri me dije se rrugët janë të zhbllokuara dhe vetëm disa banesa në zonën e Memaliajt po inspektohet. Balluku bëri thirrje për të gjitha bashkitë që të marrin masat për Emergjencat Civile, pasi parashikohet një përkeqësim i motiti për ditën e shtunë.
“Kemi përfunduar një mbledhje të Emergjencave Civile në qarkun e Gjirokastrës. Kemi diskutuar të gjithë problematikën cila ndodh në këto momente në terren. Një lajm i mirë që doja të ndaja është që nuk bëhet fjalë vetëm për gjithë Gjirokastrën, por për të gjitha jugun dhe zonat ku kalon lumi i Vjosës, krahasuar me nivelin që kemi pasur sot në pikën e matjes që ka qenë 8 metra, tani ka rënë në 6.5 metra. Kemi një ulje që është me 1.5 metra, e cila do të reflektohet gjithashtu edhe në zonën e Novoselës. Me të vërtet ky është një lajm që tregon përmirësimin e situatës. Në Gjirokastër kemi një ulje të temperaturave, kanë nisur edhe reshjet e lehta të dëborës, rrugët janë të zhbllokuara. Vetëm në zonën e Memaliajt në fshat ka disa banesa që do të inspektohen në këto momente nga forcat e emergjencave civile dhe forcave të armatosura. Nga ana tjetër e gjithë situata është nën kontroll. Plani i evakuimit duhet të jetë në të gjitha bashkitë, të gjitha bashkitë duhet të marrin masat bashkë me Emergjencat Civile. Situata e motit është duke u përmirësuar. Megjithatë të shtunën do të kemi një përkeqësim të motit, por kemi 48 orë në dispozicion për ta menaxhuar”, tha Balluku.
Qytetarwt e Gjirokastrws janw pwrballur me njw situatw tw panjohur pwr qytetin, ku uji qw vwrshoi drejt rrugwve dhe banesave i la vendin pwrmbytjeve masive. Në Bashkinë Gjirokastër, rrugët e brendshme të qytetin ka akoma prani inertesh dhe në disa vende pranë banesave dhe rrugëkalimeve në lagjet Cfakë, Manalat, Dunavat dhe Granicë ka rrëshqitje dherash.
Në fshatin Labovë e Zhapës, Njësia Administrative Odrie ka rrëshqitje dherash pranë 2 banesave Problematika janë krijuar dhe në rrugët rurale që lidhin fshatrat Dhoksat- Qesarat-Këllëz; Mingul e Gjat, në Njësinë Administrative Lunxhëri; si dhe fshatrat Tërbuq, Labovë e Zhapës, Njësia Administrative Odrie.
Në lagjen Manalat, Gjirokastër është evakuuar një familje nga banesa që rrezikon nga rrëshqitjet e dheut dhe ku është sistemuar tek të afërmit. Në fshatin Labovë e Zhapës, Njësia Administrative Odrie, Gjirokastër është evakuar një familje nga banesa që rrezikon nga rrëshqitjet e dheut ku është sistemuar tek të afërmit./ZËRI



