Nga Trauma sërish te Kryeministria/ Me karrige dhe çadër në dorë, rikthehet Lapaj: Le të vijnë të më rrahin, por…


Nga Trauma sërish te Kryeministria/ Me karrige dhe çadër

adriatik lapaj

TIRANË- Kryetari i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, është rikthyer në protestën e tij përpara godinës së Kryeministrisë pas daljes nga Spitali i Traumës, ku mori trajtimin mjekësor pas një incidenti të ndodhur mbrëmjen e djeshme ku mbeti i plagosur në kokë. I rrethuar nga qytetarë, mbështetës të tij, Lapaj u shpreh i gatshëm për të vijuar protestat edhe pas incidentit të djeshëm, teksa drejtoi akuzat ndaj kryeministri Rama.

Lapaj, i vendosur për të qëndrua mes të ftohtit dhe shiut, ftoi qytetarët në protestat e radhës, duke theksuar se ka njoftuar policinë për këtë edhe pse sipas tij, nuk po pengon trafikun dhe qarkullimin. Më tej, Lapaj kujtoi se Rama ishte i pari që e nisi çadrën e madhe në Bulevard, ndërsa sot ‘fshihet pas uniformës së policisë dhe dhunuar njerëz të lirë’. 

“Tani këta thonë që do më protestojnë penalisht, ku u bënë 3, le të bëhen 4 edhe 5. Le të vijnë prap të më marrin prap, të më rrahin, nuk ka problem. Këta kanë 10 mijë policë, janë më të fortë se unë, ajo që kam unë në dorë është një karrige, një çadër dhe do rri këtu. Edi Rama është frikacak, fshihet pas uniformës së policisë së shtetit për të dhunuar njerëz të lirë. Kështu që unë sot si Adriatik i kam dërguar policisë prap njoftim, ka kthyer përgjigje ‘nuk lejohet’ se pengo qarkullimin. Ja qarkullimi atje, vazhdon…Nuk ka asnjë qytetar në Tiranë që të thotë nuk shkova dot në punë se më pengoi Adriatiku, apo nuk shkova dot në vaki apo dasmë, nuk e ka thënë askush. Rama e ka vendosur precedentin e çadrës nuk e kam vendosur unë. Dhe çfarë bëjnë sjellin policinë këtu, sulmoi njerëzit, por fal Zotit nuk ndodhi gjë. Se të kishte ndodhur do e shikonte ky, trimi i madh. Se trimi i madh ky! Ka vjedhur, e thotë prokuroria, s’e themi ne. Kanë abuzuar, jeni dëshmitarë, a kemi thyer një lule, a kemi hedhur molotov, a kemi shkulur pemë, a kemi lënë mbeturina pas? Asgjë nuk kemi dëmtuar, kurse këta dhunë! Pse nuk vjen kur janë shumë protestues, por e bën kur janë pak? Sepse është frikacak!”, u shpreh Lapaj.

Adriatik Lapaj doli në protestë vetëm pak minuta pasi u mbyll “Foltorja” e Partisë Demokratike, si çdo të hënë para Kryeministrisë. 

Lapaj zhvilloi dje (4 janar) protestën e radhës para Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Protesta u shoqërua me tensione dhe përplasje me efektivët, teksa pati dhe arrestime. Përplasja e dhunshme mes policisë dhe kreut të “Shqipëria Bëhet” përfundoi me 4 persona të arrestuar, 9 nën hetim dhe 5 të tjerë të dërguar për mjekim tek spitali i Traumës, mes tyre 2 efektivë dhe vetë Lapaj. Gjatë ndërhyrjes nga forcat e policisë, Lapaj pësoi dëmtime në kokë, të shkaktuara nga një bombol gazi./ZËRI

 

 

 

Poll



Source link

Scroll to Top