“Rama jep dorëheqjen, burgu po ju pret”/ Nis protesta e Shqipëria Bëhet para Kryeministrisë


“Rama jep dorëheqjen, burgu po ju pret"/ Nis protesta e

Foto nga protesta

TIRANË- Ka nisur pak minuta më parë protesta e thirrur nga Lëvizja “Shqipëria Bëhet”, e udhëhequr nga Adriatik Lapaj. Dhjetra qytetarë janë mbledhur në orën 12:00 para Kryeministrisë, me pankarta në duar ku shkruhet: “Edi Rama jep dorëheqjen”, “Edi Rama o hajdut”.

“Rama jep dorëheqjen, burgu po ju pret"/ Nis protesta e

Foto nga protesta

Në fjalën e tij, kreu i kësaj lëvizjeje e ka akuzuar qeverinë Rama për korrupsion, pas skandalit Balluku, duke kërkuar drejtësi në emër të qytetarëve.

Që prej datës 8 dhjetor, Adriatik Lapaj është “ngujuar” poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama. Ai e nisi protestën vetëm, por dhjetra qytetarë i janë bashkuar rezistencës, e cila, sipas Lapajt, do të zgjasë deri në rrëzimin e qeverisë./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top