Politikanët në dyert e SPAK!


Politikanët në dyert e SPAK!

figurat politike

Prokuroria e Posaçme ka bërë në 2-3 vitet e fundit atë që vetë klasa politike nuk ka mundur që të realizojë në këto 35 vite tranzicion, ‘pastrimin’ e një sërë figurash të larta, që kanë mbajtur funksione publike në Shqipëri. E ngritur për luftimin e korrupsionit në nivele të larta, SPAK ka arritur që të vërë nën akuzë një sërë funksionarësh të lartë, përfshirë ish-presidentin Ilir Meta, ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, numrin 2 aktual të qeverisë Belinda Balluku, ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, e një sërë emrash të tjerë me peshë nëskenën politike.

Lajmi për hyrjet dhe daljet në SPAK të politikanëve të lartë, priten veçanërisht me interes, për shkak të ndikimit që ata kanë përmes peshës politike, por edhe efektet qëkanë shkaktuar gjatë kryerjes së detyrave publike. Ku më shumë e ku më pak, peshorja e SPAK duket se ka anuar në të dyja kahet e politikës, ndërsa opozita në mënyrë direkte, e qeveria ca më pak, e kanë akuzuar Prokurorinë si të njëanshme, e madje ka pasur mes syresh që e kanë cilësuar një forcë të tretë politike. Fantazia ka shkuar deri aty, sa Altin Dumani në çdo dalje të tij televizive, pyetet mbi ambiciet për të qenë pjesë e politikës.

Lista e socialistëve në dyert e SPAK duket më e gjatë, edhe për shkak se prej më shumë se 12 vitesh ata janë në qeveri, dhe në detyra publike, çka bën që lakmia për më shumë pushtet e para, ti çoj drejt korrupsionit. Por viti i fundit duket se ka qenë më intesivi, për shkak se vala e goditjes shkoi deri te zëvendëskryeministrja në detyrë Belinda Balluku, e cila është një prej figurave më të rëndësishme në qeveri e parti, pas Edi Ramës. Balluku u mor zyrtarisht e pandehur fillimisht për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera për tunelin e Llogarasë, e më pas po hetohet për të gjitha lotet e Unazës së Madhe nëTiranë, si dhe për koncensionin Thumanë Kashar. Emri i saj doli në skenë, në sajë të përgjimeve që u gjetën në celularin e vartësittë saj Ervis Berberit, i cili mbante postin e kreut të ARRSH-së, dhe u arrestua përgjatë vitit 2024.

Vetë Balluku nuk ka folur publikisht për akuzat ndaj saj, ndërsa socialistët deri tani kanë vendosur që përmes manovrave ligjore, të shtojnë kohën e qëndrimit të saj në detyrë. Lëvizja më e fundit nga Prokuroria e Posaçme ishte kërkesa për heqjen e imunitetit të Ballukut, që u dorëzua rreth dy javë më parë në Kuvend, por që socialistët nuk do ta marrin në konsideratë, derisa Gjykata Kushtetuese tëshprehet për ankimin e kryeministrit Edi Rama për vendimin e Gjykatës së Posaç me, për ta pezulluar socialisten nga detyra.

Para saj, një tjetër kryetar në hije i Partisës Socialiste, Erion Veliaj, u vu në pranga nga Prokuroria e Posaçme, nën akuzë për disa raste korrupsioni, e pastrami parash. Arrestimi i Veliajt nuk ishte i pabesueshëm vetëm për të, por edhe për një pjesë të mirëtë qytetarëve, që në jo pak raste shprehnin mllef kundër tij, ndërkohë që rezultatet e zgjedhjeve i jepnin të drejtën Veliajt, për të shpresuar një ditë zëvendësimin e Edi Ramës. Veliaj ndodhet në qeli që prej 10 shkurtit.

Ai së bashku me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, akuzohen për korrupsion në 9 raste. Mbi Veliajn rëndon gjithashtu akuza për ‘shpërdorim detyre’, ‘pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’, ‘futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim’ dhe refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim. Paralelisht me mbylljen e hetimeve nga Spak, Veliaj ka vijuar dhe betejën për vulën e kryetarit të Bashkisë sëTiranës. Gjykata Kushtetuese e riktheu atë në detyrë pas shkarkimit nga kryeministri Edi Rama, ndërkohë që drejtimi i kryeqytetit, mbetet në dorën e të komanduarve, me Veliajn, qëka kërkuar disa herë të marrë pjesë në mbledhjet e Këshillit Bashkiak, por që nuk është lejuar nga Prokuroria e Posaçme.

Fatin e Ballukut dhe Veliajt, e pati më herët kolegu i tyre i dikurshëm Arben Ahmetaj. Me ndryshimin se ky i fundit ndodhet në arrati prej më shumë se dy vitesh, përpara se SPAK të kërkonte zyrtarisht arrestimin e tij. Ahmetaj është shpallur nëkërkim nga SPAK për dosjen e inceneratorëve, si dhe për privatizimin e truallit që i përkiste shoqërisë shtetërore Buka. I gjithë procesi ndaj Ahmetajt është zhvilluar në mungesë, ndërsa ish-numri dy i qeverisë ka hapur ‘petët e lakrorit’, duke akuzuar dhe vetë kryeministrin Edi Rama për korrupsion, ndërsa deri tani intervistat e tij, kanë qenë paralajmërim për aksionin më tëfundit të kryer nga SPAk, atë për tenderat e AKSHI-t. Një prej protagonistëve kryesorë të kësaj dosje, Ergys Agasi, ështëpërmendur publikisht për herë të parë nga Ahmetaj, si njëkoordinator i kryeministrit Edi Rama, për krimin e organizuar. Akuza të cilat kryeministri i vendit i mohoi në një intervistë për emisionin Report në RAI3.

Në burg që prej Korrikut të vitit 2024 qëndron dhe ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili u arrestua për akuzën e abuzimit me fondet e BE, gjatë kohës që mbante detyrën e kreut të Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës. Beqaj është gjithashtu nën hetim për koncensionin e sterilizimit, ndërsa vazhdimisht ka mohuar akuzat, me pretendimin se është i pafajshëm.

Ndërsa radha e socialistëve pas hekurave është e gjatë, dhe me kryebashkiakë të njohur si Safet Gjici, Vangjush Dako apo Lefter Alla, goditja e SPAK në radhët e opozitës ka qenë më e ‘përqëndruar’. Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, ish-presidenti i vendit Ilir Meta u arrestua në Tetorin e vitit të kaluar, për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe shpërdorimit tëdetyrës, njësoj si ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, e cila për faktin që është grua, ka marrë masën e detyrimit tëparaqitjes, dhe ndalimit për të dalë jashtë vendit. Hetimet e SPAK, që kishte në fokus kryesisht pasurinë e çiftit më jetëgjatëtë politikës, çuan dhe në krizën e martesës së tyre, që kulmoi me divorcin. Meta ka deklaruar vazhdimisht se përgjegjëse për financat në familjen e tyre ka qenë Monika kryemadhi, dhe ajo duhet të përgjigjet për të gjitha shpenzimet e pajustifikueshme që evidenton SPAK. Por pavarësisht pretendimeve të Metës, përveç akuzës për logingjet e LSI, dhe pasurinë, dosja e tij ështëngarkuar dhe me akuzën e korrupsionit për aferën CEZ-DIA, për të cilën ishin mbyllur njëherë tjetër hetimet. Edhe pse hetimet janë mbyllur prej 4 muajsh, dosja e Metës ende nuk ka kaluar për gjykim, ndërsa ish-presidenti paraqitet optimist nëtelefonatat nga burgu, ku thotë se po kujdeset për të qenë nëformë sa më të mirë fizike.

Më komplekse paraqitet situate e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili dy të hëna të çdo muaji, duhet të paraqitet në SPAK, për dosjen “Partizani” ku është marrë i pandehur dhe akuzohet për korrupsion së bashku me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi. Berisha ka pasur sulme të drejtpërdrejta ndaj ish-kreut të SPAK Altin Dumani, si të lidhur me bandat, ndërsa kjo dosje tashmëështë mbyllur nga Prokuroria, dhe do të jetë gjykata që do tëvendosë nëse do të kalojë për gjykim apo jo. Berisha është akuzuar vazhdimisht nga socialistët në pushtet, për abuzim me detyrën gjatë kohës që ka qenë kryeministër i vendit, veçanërisht për dosje si Gërdeci apo 21 Janari.

Megjithatë për dy ngjarjet e fundit, Berisha nuk është marrë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme. Kreu i PD është marrë në pyetje si person në dijeni vetëm për 21 Janarin, pasi çështja i ka kaluar Prokurorisë së Posaçme, me vendim të Gjykatës së Lartë. Vetë Berisha ka qenë vazhdimisht radikal në qëndrimet e tij ndaj Prokurorisë së Posaçme, dhe paraqitjet e tij para policisë gjyqësore janë shndërruar në një miting me disa mbështetës besnikë që e shoqërojnë në çdo dalje.

Por pavarësisht qëndrimeve të Berishës, Metës apo të tjerë të pandehurve nga radhët e politikës, SPAK ka intesifikuar dukshëm hetimet dhe dosjet në drejtim të korrupsionit të lartë në Shqipëri. Një prej kritikave më të mëdha që i janë bërë Prokurorisë së Posaçme, është vendosja e masave të paraburgumit, në një fazë fillestare të hetimeve, akuza për të cilat SPAK është përgjigjur me frikën e prishjes së provave apo intimidimit të dëshmitarëve si në rastin Balluku. Ky vit qëpo mbyllet solli dhe një ndryshim në drejtimin e SPAK, me Altin Dumanin, që i la stafetën Klodian Brahos, e duket se deri tani ka marrë edhe bekimin e faktorit ndërkombëtar në Shqipëri. Se çfarë do të rezervojë 2026 mbetet për t’u parë, por ajo që mund të thuhet mesiguri është që SPAK ka ndryshuar skenën politike në Shqipëri, e shpata duket ende e ngritur, në kërkim të ‘kokave të tjera’. /ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top