TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot konferencën e fundvitit me gazetarët, ku tha se ky vit që po mbyllet është një nga më të mirët në aspektin ekonomik.
“Instituti amerikan Cato, që publikon edhe atë që quhet indeksi i indekseve lidhur me lirinë njerëzore dhe ekonomike. Shqipëria ka pozicion shumë inkurajues, është renditur e 39 në klasifikimin e përgjithshëm dhe e 9-ta në gjithë pjesën e Evropës lindore. Kështu e kanë të ndarë raportin. Ku sa i përket lirisë ekonomike renditet para vendeve si Polonia, Bullgaria, Greqia e Hungaria dhe po ashtu për lirinë njerëzore. Për lirinë ekonomike në pozicion më të mirë se dy apo tre vende përpara saj. Është një pasqyrë pozitive, por shfrytezova rastin për ta ndarë me ju si një lajm të mirë nga shumë të mira për Shqipërinë që sic e thashë nuk bëjnë lajm”, tha Rama.
Kryeministri u shpreh se duke nisur nga Janari, do të rriten pagat minimale dhe pensionet, ndërkohë që gjatë vitit 2025 ka pasur një ulje të borxhit. /ZËRI



