“E nisim vitin me protesta”! Berisha njofton vijimin e “Foltoreve”…”S’harron” Vlorën: Ia ngecën në fyt galanë!


"E nisim vitin me protesta"! Berisha njofton vijimin e

sali berisha

TIRANË- Opozita mbajti mbajti “Foltoren” e radhës përpara godinës së Kryeministrisë, ku mbajtën fjalën deputetë, anëtare dhe qytetarë, ndërsa i fundit ishte kryedemokrati Sali Berisha. Gjatë fjalës së tij, Berisha drejtoi akuza qeverisë aktuale, duke i quajtur një ‘bandë kriminale’, kryeministrin Rama dhe zyrtarët e tij. Teksa përsëriti thirrjen për dorëheqjen, Berisha njoftoi vijimin e protesta deri në largimin e qeverisë aktuale.

Berisha nuk la pa komentuar as situatën e vështirë me të cilën po përballen banorët e Vlorës, të cilët prej disa ditësh kanë pasur mungesë uji. Kreydemokrati solli në vëmendje një deklaratë të mëparshme të drejtorit të ujësjellësit, sipas të cilit, banorët mund të rrine 3 ditë pa ujë dhe nuk ngrejnë shqetësim.

“Ne e mbyllim sot protestën për ta nisur vitin me protesta. Kudo që shkoj gjej një vendosmëri absolute për tu ndarë nga kjo e keqe sa më shpejt. Shqiptarët presin me padurim largimin e kësaj bande nga pushteti. Ju garantoj ju se opozita është sot më e fuqishme se kurrë. Është sot më e vendosur se kurrë të përmbushë misionin e saj. askush nuk duhet të harrojë se forca e idealeve është arma më e madh se të gjitha armëve. Ata që janë me ideale janë të pamposhtur. Këtij regjimi në çdo kohë që kalon është në shkërmoqje, kalbëzim. Pesë ditë pa ujë, duke ndjekur atë ngjarje në videot e shumta që qarkullojnë, kur vetëm pak muaj më parë drejtori ujësjellësit i thotë gazetarëve që këta rrinë tre ditë pa ujë dhe nuk bëjnë një telefon për shqetësimin. Drejtori tha një të vërtetë, qytetarët e Vlorës ia zunë në fyt kafshatën e galasë, i përzunë”, u shpreh Berisha.

Poll



Source link

Scroll to Top