“Mjaftojnë dy javë”! PD kërkesë Peleshit: Mblidh nesër Këshillin e Mandateve për “Ballukun”


"Mjaftojnë dy javë"! PD kërkesë Peleshit: Mblidh

pd-kerkesa

TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike kanë kërkuar sërish mbledhjen e Këshillit për Mandatet dhe Imunitin për çështjen “Balluku”. Përmes një shkrese zyrtare, PD i është drejtuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, prej të cilit kërkojnë që të mbledhë Këshillin nesër, 30 dhjetor, në orën 11:00. Opozita kërkon mbledhjen e urgjente të Këshillit për shqyrtimin e kërkesës së SPAK dhe heqjen e imunitetit të zv.kryeministres dhe ministres, Belinda Balluku, me qëllim arrestimin e saj. 

Në kërkesë, deputetët demokratë, anëtarë të Këshillit, Gazment Bardhi, Oerd Bylykbashi, Elda Hoti, Gent Strazimiri dhe Saimir Korreshi, duke theksuar se afati dy javor 16-30 dhjetor është i mjaftueshëm për njohjen e akteve nga ana e palëve. Ata theksojnë ndër të tjera konstatimin e SPAK sipas të cilit, Belinda Balluku po intimidon dëshmitarët.

"Mjaftojnë dy javë"! PD kërkesë Peleshit: Mblidh

kerkesa e pd
"Mjaftojnë dy javë"! PD kërkesë Peleshit: Mblidh

kerkesa e pd

Në mbledhjes e të premtes, datë 19 dhjetor, Këshilli nuk doli me një datë tjetër për mbledhjen e radhës. Opozita kërkoi që seanca e radhës të mbahet të hënën, ndërsa mazhoranca këroi të mblidhet Këshilli më 19 janar. Avokati i Ballukut kërkoi 3 javë kohë, për t’u njohur me provat e SPAK. Nga ana tjetër, prokurorët e posaçëm deklaruan në mbledhje se do ishte e mjaftueshme deri në 5 ditë. Me kërkesë të demokratëve, Këshilli vendosi që anëtarët të marrin me vete USB-në me 10 mijë faqe me prova për dosjen e zv.kryeministres Belinda Balluku. Kuvendi ka një afat kohor 3 muaj për të vendosur mbi kërkesën e SPAK dhe autorizimin. Por në rast se Kuvendi nuk e shqyrton kërkesën në harkun kohor të 3 muajve, atëherë kërkesa e SPAK konsiderohet e rrëzuar./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top