Rama uron Kurtin për fitoren: Mandati i konfirmuar të kthehet në sukses për Kosovën dhe marrëdhënien vëllazërore mes dy shteteve tona


Rama uron Kurtin për fitoren: Mandati i konfirmuar të kthehet në sukses për Kosovën dhe marrëdhënien vëllazërore mes dy shteteve tona

Dec 29, 2025 | 10:53






























Për fitoren që shënoi Lëviza Vetëvendosje një ditë më parë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, Albin Kurti ka marrë një urim nga Kryeministri Edi Rama.

rama kurti

Përmes një postimi në rrjete sociale, kryeministri i përcjell edhe një mesazh, teksa thotë se shpreson që mbështetja e konfirmuar nga populli i Kosovës të kthehet në një sukses e mbarësi për shtetin tjetër shqiptar, që ka qenë prej muajsh në një ngërç politik.

LEXO EDHE: Lëvizja Vetëvendosje siguron 56 mandate! Ja sa deputetë marrin forcat e tjera politike! Si bëhet ndarja në Parlamentin e Kosovës

Kryemininistri Rama shkruan po ashtu se kjo fitore e konfirmuar e Kurtit të kthehet në një mbarësi edhe për “për marrëdhënien vëllazërore mes dy shteteve tona”.

“E kam uruar kryeministrin e rizgjedhur të Kosovës, për fitoren domethënëse dhe uroj që mandati i konfirmuar nga populli i Kosovës për Albinin e për partinë e tij, të kthehet në sukses e në mbarësi për Kosovën, si edhe për marrëdhënien vëllazërore mes dy shteteve tona. Gëzuar”, ka shkruar Rama.

© Panorama.al



Te lidhura














 














Source link

Scroll to Top