TIRANË-Pas përfundimit të numërimit të votave për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka dalë në një konferencë për shtyp ku shpalli fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje. Gjatë konferencës Kurti u pyet edhe në lidhje me kryeministrin Edi Rama. Gazetari u shpreh se Rama ka bërë gjithçka që banorët e Kosovës mos të jepnin votën për Kurtin dhe gjendur para kësaj pyetje Kurti u përgjigj nëse do i vijojë takimet me homologun e tij në Shqipëri.
Kurti u shpreh se nuk është në djeni për akuzat që pretendon gazetari dhe theksoi se bashkëpunimi me Shqipërinë është gjinjë dhe më i fortë dhe do të vijojë me prioritet me cilëndo qeveri.
Albin Kurti: Ne bashkëpunojmë me Shqipërinë me cilëndo qeveri që është aty, i kemi 58 marrëveshje të reja me kryeministrin Edi Rama edhe niveli i zbatimit të tyre është më i madh se kurrë më parë. Unë nuk jam në djeni me akuzat që thatë ju, por në të njëjtën kohë ne jemi të interesuar që afrimi dhe bashkëpunimi me Shqipërinë të rritet gjithnjë e më shumë. E kemi shndërruar Shqipërinë në partnerin kreysor tregëtar në Republikën e Kosovës. Për ato akuza që i hodhët ju nuk jam në djeni.



