Lëvizja Vetëvendosje siguron 56 mandate! Ja sa deputetë marrin forcat e tjera politike! Si bëhet ndarja në Parlamentin e Kosovës


Lëvizja Vetëvendosje siguron 56 mandate! Ja sa deputetë marrin forcat e tjera politike! Si bëhet ndarja në Parlamentin e Kosovës

Dec 29, 2025 | 8:02






























Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia e parë.

kuvendi i kosoves

Sipas rezultateve të KQZ, LVV ka marrë 49.80 për qind të votave dhe, sipas projeksioneve fillestare të shpërndarjes së ulëseve në Kuvend, pritet t’i ketë 56 deputetë.

Këto projeksione janë bërë pa përfshirë votat e diasporës dhe janë të kushtëzuara deri në përmbylljen e procesit zgjedhor.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 21.21 për qind të votave dhe pritet të sigurojë 23 ulëse në Kuvend.

Si forca e tretë politike, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 13.76 për qind të votave, duke siguruar 15 deputetë.

Ndërkaq, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 5.73 për qind të votave pritet të ketë 6 deputetë.

Shpërndarja e ulëseve bëhet s=pas metodës D’Hondt, e cila është metodologjia standarde e përdorur në Kosovë.

Kuvendi i Kosovës ka gjithsej 120 ulëse, prej të cilave 100 janë ulëse të përgjithshme që ndahen mes subjekteve politike, ndërsa 20 janë ulëse të rezervuara për komunitetet jo-shumicë.

 

© Panorama.al



Te lidhura














 














Source link

Scroll to Top