TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka drejtuar sërish akuza të forta ndaj qeverisë, duke e bërë fajtoren kryesore të zhvillimeve të fundit të politikës dhe drejtësisë. Në një intervistë televizive për Syri Tv, Noka deklaroi se opozita do të kërkojnë ngirtjen e Komisionit Jetimor edhe për AKSHI. Noka theksoi se rrezikohet siguria kombëtare, e cila sipas tij, ndodhet në duart e karteleve dhe krimit të organizuar.
“Do kërkojmë komision hetimor edhe për AKSHI-n, sepse siguria kombëtare është në duart e karteleve dhe krimit të organizuar. Edhe për pastrimin e parave ne kemi kërkuar”, tha Noka.
Më herët, Partia Demokratike, kërkoi edhe ngritjen e një Komisionit të ri Hetimor për pastrimin e parave, duke e konsideruar si të domosdoshëm./ZËRI



