Basilio Ndong u largua nga Tirana për të përfaqësuar Guinenë Ekuatorinë në Kupën e Kombeve të Afrikës. Asgjë nuk shkoi mirë në raundin e parë, ndërsa futbollisti i Tiranës u ndëshkua me karton të kuq dhe ekipi i tij u mposht 2 me 1 nga Burkina Faso.

Kartoni i kuq u regjistrua në minutën e 50-të, kur rezultati ishte 0 me 0. Ndong nuk mund të falej për ndërhyrjen e ashpër, ndërsa rasti u pa me VAR. Qeveria e Guinesë Ekuatoriale justifikoi Ndongun, ndërsa dha informacion pas ndeshjes së humbur.
“Pjesa e dytë filloi me një lojë që do të përcaktonte pjesën tjetër të ndeshjes. Një shkelje padashje e Basilio Ndong ndaj Traore u ndëshkua me një karton të kuq direkt pasi VAR njoftoi gjyqtarin“, shkruhet ndër të tjera në informacionin e shpërndarë nga “Zyra e Informacionit dhe Shtypit të Guinesë Ekuatoriale”.
Lexo edhe: VIDEO/ La Tiranën për Kupën e Afrikës, futbollisti spikat menjëherë me… karton të kuq
PANORAMASPORT.AL








