Kapiteni i Mançester Junaitidit, Bruno Fernandes, nuk do të jetë në fushë në ndeshjen e sotme të “Boxing Day” kundër Njukasëll, për shkak të një dëmtimi të pësuar në sfidën me Aston Vila.

Trajneri i klubit, Ruben Amorim, pranoi se mungesa e Fernandes do të jetë një sfidë e madhe për skuadrën: “Është e pamundur ta zëvendësosh Brunon. Por i thashë skuadrës që të shohim anën pozitive: shumë të tjerë duhet të bëjnë para dhe kjo është një mundësi për çdo lojtar të shfaqet. Nuk është vetëm çështje e krijimit të lojës. Në çdo goditje standarde, ai organizon skuadrën dhe kjo është një mundësi që të tjerët të kuptojnë se nuk mund të mbështetemi vetëm te një futbollist për çdo gjë”.
Amorim shpreson se mungesa e Fernandes do të lejojë futbollistët e tjerë të marrin iniciativë dhe të tregojnë potencialin e tyre, duke marrë rol drejtues në mesfushë dhe në organizimin e skuadrës gjatë ndeshjes. Amorim refuzoi të jepte një afat kohor përfundimtar për mungesën e portugezit, megjithëse shtoi se “nuk do të duhet shumë kohë”.
Burimet kanë thënë për BBC se besojnë se 31-vjeçari do të kthehet për derbin e Mançesterit me Sitin në ‘Old Trafford’ më 17 janar, që do të thotë një mungesë prej pesë ndeshjesh. Kjo është një goditje e madhe në një kohë kur sulmuesit kryesorë Mbeumo dhe Dialo janë në Kupën e Kombeve të Afrikës. Kurse Kobi Maino, zëvendësuesi i dukshëm i Fernandes, gjithashtu mungon për shkak të një dëmtimi në pulpë.
Fernandes ka pasur një rekord të jashtëzakonshëm në formë që nga ardhja e tij nga Sportingu i Lisbonës, në muajin janar të vitit 2020. Lista e lojtarëve të disponueshëm për Junajtid po zvogëlohet, gjë që mund t’i japë skuadrës motivim shtesë për të sulmuar në merkaton e transferimeve dimërore.
Ruben Amorim ka konfirmuar gjithashtu se fytyra të reja do të vinin në janar për të përforcuar mesfushën e “Djajve të Kuq”. Sidomos janë disa emra në listën e nënshkrimeve të mundshme, të gjithë me përvojë në Premier Ligë. Përforcimet e mundshme janë Adam Uhorton i Kristal Palas, Eliot Anderson i Notingem Forest apo edhe Baleba i Brajton, për të ndihmuar në stabilizimin e sezonit të “Djajve të Kuq”.
PANORAMASPORT.AL








