Tomas Myler u larguar nga Bajerni sezonin e kaluar dhe në një intervistë me Süddeutsche Zeitung, ai zbuloi se refuzoi Fiorentinën në Serinë A për të shkuar Vankuver në Kanada.

“Doja vërtet të vazhdoja të luaja. Dhe doja të largohesha nga Europa. Kur vjen nga Bajern, një lëvizje brenda Europës është pothuajse gjithmonë një hap poshtë. Për shembull, unë qëllimisht nuk doja të shkoja në Firence (Fiorentina), edhe pse qyteti është i bukur dhe jo shumë larg Mynihut.
Fitimi i titujve është ende motivimi im më i madh. Nuk dua të luaj diku për hir të suksesit, ku të gjithë presin që unë të fitoj gjithçka vetëm sepse kam një emër të madh. Gjithmonë kam qenë një lojtar që performon më mirë kur punoj mirë me shokët e ekipit”, përfundoi gjermani.
PANORAMASPORT.AL








