Numri një i pankinës së Interit, Kristian Kivu, është shpallur “Trajneri i Vitit” në Rumani për 2025-ën. Duke folur për “Gazetën Sporturilor” nëpërmjet “FCInterNews”, 45-vjeçari tregoi entuziazmin e tij për marrjen e këtij çmimi të rëndësishëm.
“Do të qëndroja te Parma, do të rinovoja kontratën. Por Inter më kontaktoi pas largimit të Inzaghi dhe pata fatin të emërohesha trajneri i kësaj skuadre.
Nuk ka kurrë paqe, je gjithmonë nën presionin e rezultateve. Luan çdo tri ditë, nuk ke kohë as për stërvitje”, – tha Kivu.
PANORAMASPORT.AL









