Sporti brazilian po vajton humbjen e vetëm 18-vjeçares Isabel Marcinac.
Kampionia e gjimnastikës ritmike për të rinj i vitit 2021 vdiq sot (25 dhjetor).
Shkak sipas raportimeve të mediave ka qenë sëmundja nga e cila vuante, limfoma Hodgkin, një lloj kanceri që prek sistemin limfatik, njoftoi Federata e Gjimnastikës Paraná.
Gjimnastja e re konsiderohej një nga shpresat e mëdha të Brazilit në gjimnastikën ritmike.
Pavarësisht moshës së re, ajo kishte fituar tashmë tituj në nivel rajonal në shtetin e saj të lindjes, Paraná, në Brazilin jugor, si dhe në nivel kombëtar.










