Shuhet në moshën 72-vjeçare një nga legjendat e futbollit britanik, i njohur edhe si “Picaso” i lojës së topit me këmbë.
Ish-sulmuesi skocez i krahut, i skuadrave të njohura si Nottingham Forest dhe Derby County, John Robertson – dikur i përshkruar nga trajneri Brian Clough si “një Pikaso i lojës sonë”, u njoftua sot se është ndarë nga jeta.
Robertson mbahet mend si shënuesi i golit të vetëm teksa Nottingham Forest fitoi Kupën e Evropës (ish-Liga e Kmapioneve), duke mposhtur Hamburgun në vitin 1980.
Për Skocinë, ai shënoi një gol fitoreje kundër Anglisë në vitin 1981 dhe shënoi kundër Zelandës së Re në finalet e Kupës së Botës 1982.
Robertson luajti 28 ndeshje për vendin e tij përpara se të bëhej ndihmës trajner i ish-shokut të ekipit te Forest, Martin O’Neill, te Wycombe Wanderers, Norwich City, Leicester City, Celtic dhe Aston Villa.
Kapiteni i tij te Forest, John McGovern, e përshkroi atë si “si Ryan Giggs, por me dy këmbë të mira, jo me një” dhe me më shumë aftësi.
I lindur në zonën Viewpark të North Lanarkshire, Robertson luajti për Drumchapel Amateurs dhe Scotland në nivelin e të rinjve përpara se të bashkohej me Forest në maj të vitit 1970, duke debutuar më vonë atë vit.
Duke qenë në listën e transferimeve para mbërritjes së Clough në vitin 1975, ai u bë një lojtar kyç nën drejtimin e trajnerit ikonik, duke u shfaqur në 243 ndeshje radhazi midis dhjetorit 1976 dhe dhjetorit 1980.
Robertson shënoi golin e fitores nga penalltia në fitoren e përsëritur të finales së Kupës së Ligës në vitin 1978 kundër Liverpool.
Ai u shit te Derby në vitin 1983 për një tarifë transferimi të kontestuar, një veprim që prishi marrëdhëniet midis Clough dhe ish-ndihmësit të tij, Peter Taylor.
Një dëmtim i hershëm pengoi përparimin e Robertsonit te County dhe, pavarësisht rikthimit te Forest në vitin 1985, ai nuk e arriti më kurrë të njëjtën formë dhe kaloi te skuadrat jo-ligore Corby Town, Stamford dhe më pas te Grantham Town.
Te Forest, ai fitoi gjithashtu titujt e Divizionit të Parë dhe të Dytë, Superkupën UEFA, dy Kupa të Ligës së Futbollit, Kupën e Charity Shield të vitit 1978 dhe Kupën Anglo-Skoceze.









