TIRANË-Besimtarët e krishterë kremtojnë sot festën e Krishtlindjes, një nga festat më të rëndësishme në kalendarin fetar. Krerët më të lartë të shtetit dhe politikës uruan besimtarët për Krishtlindje. Presidenti, Bajram Begaj uroi të gjithë qytetarët që e festojnë përmes një postimi në X.
Begaj uron që kjo ditë të jetë burim paqeje dhe gëzimi, si dhe një mundësi për të kaluar çaste të lumtura me njerëzit e dashur.
“Krishtlindje të gëzuara, plot shpresë e begati për të gjithë miqtë tanë të krishterë! Le të jetë kjo Krishtlindje burim paqeje dhe gëzimi, si dhe një mundësi për të kaluar çaste të lumtura me njerëzit tuaj më të dashur”, shkruan Begaj.
Ndërkohë edhe Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale me një imazh të shkëputur nga frontespici i veprës monumentale të Pjetër Bogdanit, “Çeta e Profetëve”, uroi të gjithë besimtarët që e festojnë.



