Legjenda e Real Madridit dhe Francës, Zinedin Zidan është shfaqur në Kupën e Afrikës, teksa ndoqi nga shkallët e stadiumit, duelin mes Algjerisë dhe Sudanit që përfundoi me rezultatin 3 me 0.

Arsyeja është e thjeshtë, ai ndoqi nga afër djalin e tij, Luka Zidan, që mbrojti portën e Algjerisë, duke e mbajtur të paprekur.
Gardiani 27 vjeçar ishte titullar për kombëtaren e Algjerisë në ndeshjen e parë të Kupës së Afrikës.

Kujtojmë që Luka muaj më parë vendosi ta përfaqësojë Algjerinë, derisa debutoi me 14 tetor, në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës, kundër Ugandës.
PANORAMASPORT.AL








