Kejn-Haland-Mbape, treshja që lufton për “Këpucën e Artë”

Kejn-Haland-Mbape, treshja që lufton për “Këpucën e Artë”

Dec 24, 2025 | 17:10






























Me gjysmën e rrugës që po afrohet në shumë liga kryesore, Herri Kejn dhe Erling Haland kryesojnë renditjen e Këpucës së Artë 2025-26, të dy me nga 19 gola.

Erling Haaland, Kylian Mbappé and Harry Kane.1080

Kapiteni i Anglisë e ka arritur këtë shifër në 15 ndeshje të Bundesligës me Bajernin e Munihut. Nëse e fiton këtë trofe në fund të sezonin, për Kejn do të jetë hera e dytë.

Ndërkohë norvegjezi i Mançester Sitit, Haland e ka arritur këtë në 17 ndeshje të Premier Ligës për skuadrën e Pep Guardiolës.

Vetëm një gol pas tyre është Kilië Mbape, me 18 gola në 18 ndeshje të La Ligës për Real Madridin e Çabi Alonsos (i njëjti numër si Ajase Ueda të Fejenordit në 17 ndeshje, por Eredivisie mesatarisht ka koeficient më të ulët të golave për ndeshje. Renditja më pas përfshin lojtarë nga ligat që kanë përfunduar tashmë, ku, për shkak të nivelit të konkurrencës, golat kanë më pak peshë.

Golashënuesi i dytë më i mirë në LaLiga është Ferran Torres i Barcelonës, me 11 gola. Sa i përket ligave të tjera kryesore, golashënuesit më të mirë aktualë janë. Në Serie A, Lautaro Martinez me 8 gola për Interin, në Ligue 1, Mason Grinud, 11 gola për Marsejën dhe në Ligën Portugeze, Vangelis Pavlidis, 14 gola për Benfikën.

PANORAMASPORT.AL

 

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top