Paradoksi i portës te Interi/ Gardiani spanjoll bind, por në verë pritet një emër i ri

Paradoksi i portës te Interi/ Gardiani spanjoll bind, por në verë pritet një emër i ri

Dec 23, 2025 | 18:11






























Jozep Martinez po jep garanci në portën e Interit dhe paraqitjet e tij kanë qenë pozitive, por e ardhmja e repartit duket se do të ndryshojë.

martinez

Pavarësisht sigurisë që spanjolli ka transmetuar, drejtuesit zikaltër po planifikojnë afrimin e një portieri të ri gjatë merkatos së verës. Martinez, i ardhur nga Xhenoa, ka përfituar nga hapësirat e krijuara dhe ka treguar personalitet, por klubi nuk e konsideron ende zgjidhjen përfundimtare për vitet e ardhshme.

Arsyeja lidhet edhe me situatën e Jan Zomer, kontrata e të cilit pritet të përfundojë, duke e detyruar Interin të mendojë për një pasardhës afatgjatë. Mes emrave të ndjekur, ëndrra e drejtuesve zikaltër mbetet Mile Svilar, profil i ri dhe me potencial për të marrë në dorë portën e Interit në të ardhmen. Një paradoks i qartë: e tashmja bind, por sytë janë të drejtuar nga e nesërmja.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top