Serxho Konseisao, fitues i Superkupës së Italisë sezonin e kaluar me Milanin, ka rikujtuar eksperiencën e tij në stolin kuqezi, duke theksuar se problemet kryesore nuk ishin në fushë, por jashtë saj.

Trajneri portugez ka pranuar se rezultatet sportive ishin pozitive, por atmosfera përreth klubit nuk e ndihmoi vazhdimësinë e projektit. Konseisao nënvizoi se gjatë gjashtë muajve në Milano skuadra arriti suksese të rëndësishme, përfshirë fitore në derbi dhe ndaj rivalëve direktë, por paqëndrueshmëria në drejtim dhe mungesa e mbështetjes krijuan vështirësi.
Sipas tij, zërat për trajnerë të tjerë dhe presioni i vazhdueshëm ndikuan negativisht në punën e përditshme. Ish-trajneri i Milanit shtoi se do të kishte qëndruar me kënaqësi, por vetëm në kushte të ndryshme organizative. Një deklaratë që hedh dritë mbi një periudhë të suksesshme në rezultate, por të ndërlikuar në menaxhim.
PANORAMASPORT.AL








