Tifozët e Realit kundër Viniciusit: Largohu

Tifozët e Realit kundër Viniciusit: Largohu

Dec 23, 2025 | 17:13






























Santiago Bernabeu e bëri zërin të dëgjohej jo me tifo, por me vërshëllima. Kjo ndodhi në ndeshjen e fundit kundër Sevijas. Kishte kaluar ca kohë që kur tifozët kishin shfaqur pakënaqësinë e tyre me performancën e ekipit, por koha ecën, gjërat nuk ndryshojnë dhe është e qartë se durimi i tifozëve po mbaron.

Vinicius-protest

Real Madridi e mbylli vitin me një fitore, por nuk bëri asgjë për të larguar ndjenjat negative. “MARCA” kreu një anketë në shkallë të gjerë për të zbuluar se kujt i drejtoheshin vërshëëllimat. Një gjetje veçanërisht e rëndësishme doli në pah, ndërsa klubi e drejton gishtin nga Çabi Alonso, tifozët nuk janë aq të sigurt dhe në fakt, nuk pajtohen. Në të dyja pyetjet që kishin të bënin me trajnerin, ai ia doli më mirë se lojtarët dhe bordi.

Për të filluar, kur u pyetën të identifikonin problemin më të madh të Real Madridit, 61% e mbi 100,000 votave ia atribuan atë lojtarëve, 23% bordit dhe 16% Çabi Alonsos. Në pyetjen tjetër, tifozëve iu kërkua se çfarë të bënin me trajnrin, ta shkarkonin tani, të prisnin deri në Superkupë apo të mbështesnin punën e tij.

76% besojnë se ai duhet të mbahet dhe të forcohet, 14% duan ta shkarkojnë menjëherë dhe 10% duan të presin dhe të shohin se çfarë do të ndodhë në Superkupë. Edhe kjo pyetje e dytë mori mbi 100,000 vota. Por edhe më e habitshme është pikëpamja e ofruar nga tifozët e Real Madridit për rastin e Vinicius, i cili u zëvendësua përsëri kundër Sevijas, megjithëse pothuajse në fund të ndeshjes, edhe pse lojtari tregoi afërsi me trajnerin në kohën e ndërrimit.

NJË PYETJE DHE NJË PËRGJIGJE PËR VINICIUSIN

Kur u pyetën se cila është zgjidhja, 86% e tyre favorizuan opsionin e pare. Shitjen e tij, sepse situata e tij te Real Madrid është e pakthyeshme. Ky është rezultati më vendimtar nga të gjithë, pasi është i vetmi që tejkalon 80% të votave. Shtatë përqind besojnë se ai duhet të mbështetet, dhe 7% të tjerë mendojnë se është thjesht një çështje performance dhe se nuk do të ketë debat pasi të tregojë potencialin e tij të vërtetë.

MERKATO

Real Madridi e mbyll vitin me një fitore, por me dyshime të vazhdueshme rreth dobësive të skuadrës. Pavarësisht dëmtimeve që e kanë prekur sërish klubin, shumica e tifozëve besojnë se skuadra ka nevojë për përforcime në këtë afat kalimtar dimëror. Një shifër marramendëse prej 79% mendojnë se nënshkrimet janë të nevojshme, dhe midis prioriteteve, shumica (73%) favorizojnë një mesfushor, të ndjekur nga 20% që do të sillnin një mbrojtës dhe 7% që do të kërkonin një sulmues.

TIFOZËRT NJË ZËRI, NËNSHKRUAJ NJË MESFUSHOR

Fakti është se, deri më sot, e vetmja bisedë ka qenë për përforcime për t’u përgatitur për largimin e mundshëm të Endrikut drejt Lion. Real Madridi nuk njihet përgjithësisht për aktivitetin e tij në tregun e transferimeve dimërore, megjithëse është e vërtetë se zakonisht nuk ka qenë e nevojshme pas një epoke të artë titujsh. Eshtë e qartë se tifozët janë të zhgënjyer me humbjen e epërsisë, pasi Real Madridi dikur mbante vendin e parë në posedim të vetëm, por gradualisht pa avantazhin e tyre të shkatërrohej. Prandaj, kur u pyetën të parashikonin se çfarë do të fitojë skuadra këtë sezon, 68% mendojnë se nuk do ta fitojnë as LaLigën dhe as Ligën e Kampionëve, 20% e shohin atë duke fituar LaLigën dhe 12% parashikojnë një dopietë. Gjithçka që ndodh apo perceptohet te “Los Blancos” tregon se nuk ka një vendim të menjëhershëm. Më 4 janar, Real Madridi rifillon sezonin e ligës kundër Betisit , përsëri në Bernabeu, kështu që do të duhet të presim edhe përgjigjen nga skuadra dhe tifozët. Por prova e vërtetë mund të vijë në Arabinë Saudite, ku Real Madridi do të garojë përsëri në Superkupë kundër Atletikos së Madridit në 8 janar.

DRITAN LUNDRA-PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top