Armando Broja i dha barazimin ekipit të Bërnlit ndaj Bërnmuth. Pika ishte mjaft e rëndësishme sepse erdhi pas shtatë humbjeve radhazi. Dhe goli i realizuar në minutën e 90-të ka ndezur atmosferën.

Trajneri i Bërnlit, Skot Parker është paraqitur në konferencë për shtyp. Para ndeshjes me Evertonin, ka folur për rëndësinë e golit të shënuar.
“Ishte një gol masivisht i rëndësishëm për ne, padyshim individualisht për Armandon, por edhe në përgjithësi një rezultat i madh për ekipin. Sepse ishim në një ecuri me 7 humbje radhazi dhe po shihnim një tjetër. Është edhe ana psikologjike. Padyshim ka shumë për të përmirësuar, por ishte një rezultat i madh për ne”, u shpreh trajneri i Bërnlit.
PANORAMASPORT.AL








