PS përjashton me 30 ditë nga Kuvendi 6 deputetë të opozitës, Manja ‘i provokon’ me dy gishta


PS përjashton me 30 ditë nga Kuvendi 6 deputetë të

ULSI MANJA PROVOKON ME DY GISHTA

TIRANË- Sekretariati i Etikës ka marrë vendimin për deputetët e PD-së, pasi përplasjeve dhe ndezjeve të flakadanëve në seancën e fundit parlamentare. Sekretariati në drejtimin e Ulsi Manjës, ka vendosur përjashtimin me 30 ditë nga seancat plenare dhe komisionet për 6 deputetë të opozitës. Deputetët e përjashtuar janë:

Belind Këlliçi

Fidel Kreka

Klevis Balliu 

Albana Vokshi

Elda Hoti

Flamur Noka

Ndërkohë që për deputetët e tjerë është tërhequr vëmendja. Pasi lexoi vendimin, dhe u përball me revoltën e deputetëve demokratë, Ulsi Manja u largua nga mbledhje duke i përshëndetur ata me dy gishta. /ZËRI

 

 

Poll



Source link

Scroll to Top