TIRANË-Shqipëria ka marrë sërish vëmendjen e mediave ndërkombëtare dhe shkak është bërë përsëri Partia Demokratike. Reuters i ka kushtuar një artikull protestës së opozitës së zhvilluar përpara Kryeministrisë në Tiranë, duke raportuar për hedhjen e bombave molotov drejt godinës qeveritare dhe kërkesat për dorëheqjen e qeverisë.
Në shkrimin e kushtuar protestës së mbajtuar nga PD, një ditë më parë thuhet se protestuesit hodhën molotov drejt Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë pasi prokurorët ngritën padi ndaj zëvendëskryeministres për korrupsion të dyshuar.
Tensionet politike në Shqipëri janë përshkallëzuar në javët e fundit pasi u bënë akuza kundër zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Së bashku me disa zyrtarë dhe kompani private, ajo është akuzuar për përdorimin e fondeve shtetërore për të favorizuar disa kompani në projekte të mëdha infrastrukturore.
ARTIKULLI
Protestuesit në Tiranë hodhën të hënën bomba molotov ndaj ndërtesës qeveritare ku ndodhet zyra e Kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë pasi prokurorët ngritën padi ndaj zëvendëskryeministres për korrupsion të dyshuar.
Tensionet politike në Shqipëri janë përshkallëzuar në javët e fundit pasi u bënë akuza kundër zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Së bashku me disa zyrtarë dhe kompani private, ajo është akuzuar për përdorimin e fondeve shtetërore për të favorizuar disa kompani në projekte të mëdha infrastrukturore.
Ajo iu referua akuzave në parlament muajin e kaluar si “shpifje, insinuata, gjysmë të vërteta dhe gënjeshtra” dhe deklaroi se do të bashkëpunonte plotësisht me gjyqësorin.
Zyra e Prokurorisë Speciale, e ngarkuar me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ka kërkuar këtë javë që parlamenti të heqë imunitetin e Ballukut dhe të lejojë arrestimin e saj.
Nuk është e qartë se kur pritet të votojë parlamenti, ku partia qeverisëse e Ramës mban shumicën. Teksa protestuesit hodhën bomba molotov, policia me pajisje kundër trazirave mbrojti ndërtesën e qeverisë, por nuk i shtyu protestuesit.
“Mjaft kemi duruar sepse bëhet fjalë për dhjetëra e qindra miliona euro të vjedhura, dhe ajo nuk po jep dorëheqjen. Kjo është e turpshme”, –tha një protestues.
Balluku drejton gjithashtu Ministrinë e Infrastrukturës, e cila menaxhon qindra miliona euro në projekte të tilla si rrugë, ura dhe tunele.



