Lorenc vangjeli
TIRANË-Analisti Lorenc Vangjeli ka lëshuar gojën teksa në emisionin ‘”Çim Peka Live” në Syri.tv po komentoheshin çështjet e fundit në SPAK, si rasti i zv.kryeministres dhe ministres Belinda Balluku, ndaj të cilës SPAK ka kërkuar heqjen e imunitetit dhe arrestimin e saj, shishet e verës miliona euro të gjetuar nga agjentët e BKH-së në banesën e biznesmenit Ergys Agasi dhe hetimit në lidhje me tenderat e AKSHI-t.
Sa i përket një debati në studio, ku moderatori Çim Peka kërkon emra konkretë nga dosja e AKSHI apo në lidhje me hetimin e shisheve të verës, analisti nuk është përmbajtur teksa ka deklaruar live: “R**t ku t’i kenë këta që vjedhin”.
/ZËRI
Poll



