Deklarata e bujshme nga Gjermania: Virc ikën në janar nëse e kërkon Çabi Alonso

Deklarata e bujshme nga Gjermania: Virc ikën në janar nëse e kërkon Çabi Alonso

Dec 22, 2025 | 16:23






























Ish-futbollisti i njohur gjerman, Ditmar Haman, mendon se Florian Virc nuk do të largohet nga Liverpuli gjatë janarit, me përjashtim të një hipoteze që do të ishte shume e bujshme.

dasadsdasadads

Duke analizuar situatën e lojtarit gjerman që nuk po gjen dot formën e tij të mirë në Angli me të kuqtë, ai ka theksuar se herët a vonë do të vijë momenti i llogarive dhe për momentin, ato të Virc janë të gjitha negative.

“Kanë ardhur Krishtlindjet dhe ai nuk ka shënuar ende një gol. Kam parë gati të gjitha ndeshjet e tij. Paraqitjet e tij më të mira kanë qenë në Ligën e Kampioneve, ku futbolli është pak më ndryshe. Nuk është kaq frenetik, kaq i shpejtë apo fizik.

Sa kohë duhet të presin? Klubi po e mbron. Por diçka duhet të ndodhë. Nëse gjërat vazhdojnë kështu deri në shkurt apo mars, më pas duhet marrë një vendim rreth asaj që duhet bërë në verë. Nuk mund të mbash një vit një lojtar i cili ka kushtuar 140 milionë euro, i cili është blerë, edhe pse është i ri, duke pritur që të ndryshojë situata. Nuk e ka bërë. Nuk mund të bëjë asgjë. Nuk do të largohet në dimër, përveçse në rastin që e kërkon Çabi Alonso”, tha Haman, duke kujtuar se spanjolli i cili drejton tani Real Madrid, ishte ai që nxori maksimumin nga Virc te Bajer Leverkusen.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top