VIDEO/ Gol prej bomberi, anësori që Silvinjo nuk e merr në konsideratë vazhdon të shkëlqejë në Turqi

VIDEO/ Gol prej bomberi, anësori që Silvinjo nuk e merr në konsideratë vazhdon të shkëlqejë në Turqi

Dec 21, 2025 | 19:31






























Një nga emrat që trajneri Silvinjo nuk ka marrë asnjëherë në konsideratë në vitet e fundit është Arda Kurtulan.

kurtulan

Edhe pse anësori i djathtë është një titullar fiks në Superligën turke dhe dhuron paraqitje shumë të mira, ai vazhdon të injorohet nga stafi kuqezi.

Ish-futbollisti i Shpresave po zhvillon një sezon të shkëlqyer me Goztepe, e cila po lufton në këtë edicion për një vend në Kupat e Europës.

Dhe Kurtulan, i cili rreshtohet si anësor i djathtë, një pozicion ku Shqipëria ka vazhdimisht probleme, ka lënë shenjë sot me një gol në ndeshjen ndaj Samsunspor.

Pas një asisti nga e majta të Huan Santos, ai u zhyt në zonë duke devijuar topin për ta çuar në rrjetë si një bomber i mirëfilltë, duke i dhënë avantazhin ekipin të tij në këtë duel.

SHIH VIDEON

 

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top