Barcelona ka dhuruar një tjetër provë force sot, teksa ka siguruar fitoren e 8 radhazi në kampionat, duke mundur në transfertë një nga ekipet më në formë, Vijarealin.
Një sukses i cili erdhi falë dyshes Rafinja-Jamal, të cilët ishin vendimtarë në takimin e sotëm. Braziliani ishte ai i cili transformoi saktësisht një penallti që e kishte fituar po vetë në pjesën e parë të ndeshjes.
Ndërsa më pas ylli i ri spanjoll shënoi golin e tij të 7 të këtij sezoni pas një insistimi të gjatë të katalanasve në zonën kundërshtare në pjesën e dytë të takimit, ku ishin edhe në epërsi numerike pasi Veiga kishte lënë me 10 lojtarë vendasit që në fundin e pjesës së parë.
Kësisoj, Barcelona merr një fitore bindëse 2-0 dhe shkon përsëri +4 nga Reali ndjekës, ekipi i fundit që u ka marrë pikë katalanasve në La Liga.
Goli i Rafinjës: (VIDEO)
Goli i Lamin Jamal: (VIDEO)









