Po bën paraqitje fantastike me Sandërlendin, Granit Xhaka i thur elozhe trajnerit të tij: Një zotëri i vërtetë

Po bën paraqitje fantastike me Sandërlendin, Granit Xhaka i thur elozhe trajnerit të tij: Një zotëri i vërtetë

Dec 21, 2025 | 15:55






























Pa më të voglin dyshim, Granit Xhaka po e tregon veten si një prej lojtarëve më të mirë në Premier Ligës në këtë sezon të deritanishëm në futbollin anglez.dsfdsggAi ka treguar paraqitje fantastike me Sanderlendin. Në fundjavën e kaluar, skuadra e tij shënoi fitore në derbin e madh, ndaj Njukasëllit.

Gjatë një interviste, mesfushori me origjinë shqiptare foli për marrëdhëniet e tij me trajnerin, Regis Le Bris. Ai tha se trajneri i “Maceve të zeza” është një zotëri dhe se nuk i shfaq shumë emocionet e tij, por në derbi ishte ndryshe!”.

Ai më pas ka vijuar: “Regis është një trajner që s’i tregon emocionet. Por në derbi ishte hera e parë që e pashë atë të emocionuar.

Kjo do të thotë shumë për të, sepse ai e di se kjo fitore do të thoshte shumë për tifozët dhe klubin. Ai është një super zotëri”, u shpreh Granit Xhaka.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top