Thashethemet për lidhjen me Lewis Hamilton tashmë i përkasin së shkuarës.
Sot, për Ashlyn, ekziston vetëm një emër që i ka rrëmbyer zemrën, Xhud Bellingam.
E pranishme pothuajse në çdo ndeshje në “Santiago Bernabeu”, Ashlyn Castro është kthyer në një kohë shumë të shkurtër në figurën më të komentuar në tribunat e stadiumit madrilen.
Bukuroshja nuk kalon kurrë pa u vënë re nga kamerat dhe tifozët.
Mbështetja e saj e vazhdueshme për yllin anglez të Real Madridit ka bërë që Ashlyn të fitojë nofkën “Mbretëresha e Bernabeut”, një titull që flet për popullaritetin dhe ndikimin e saj.


PANORAMASPORT.AL








