VIDEO/ Zhbllokohet Openda, Juventusi “kafshon” Romën dhe shkon -4 nga kryesuesit e Interit

VIDEO/ Zhbllokohet Openda, Juventusi “kafshon” Romën dhe shkon -4 nga kryesuesit e Interit

Dec 20, 2025 | 22:47






























Provë force e Juventusit, që fiton përballjen direkte për një vend në Champions League ndaj Romës. Bardhezinjtë fitojnë dhe bindin, falë golave të Konseisaos dhe Opendës (goli i tij i parë në Serie A). I pavlefshëm për skuadrën e Gasperinit mbetet goli i Baldanzit, i cili shërbeu vetëm për të ngushtuar diferencën. Spalltti e “mbyll” Gasperinin taktikisht dhe  ndeshja përfundon 2-1.

roma

Pavarësisht se siguruan tri pikët, bardhezinjtë mbeten në vendin e pestë të renditjes, por tashmë janë vetëm katër pikë larg kryesuesve të Serie A, Interit.

Skuadra e Luciano Spalettit do të përballet javën e ardhshme në kampionat në transfertë me Pizën, ekip që lufton për mbijetesë. Ndërkohë, Roma qëndron në vendin e katërt dhe do të kërkojë rikthimin te fitorja në Serie A në ndeshjen në shtëpi ndaj Xhenos, të hënën më 29 dhjetor.

FT: JUVENTUS-ROMA 2-1

Konseisao 44′, Openda 70′ / Baldanzi 75′

GOLI I BALDANZIT: VIDEO 

GOLI I OPENDËS: VIDEO 

GOLI I KONSEISAOS: VIDEO 

FORMACIONET ZYRTARE

JUVENTUS (3-4-2-1): Di Gregorio; Kalulu, Bremer, Kelli; MekKeni, Turam, Lokateli, Kambiaso; Jilldiz, Konseisao; Openda
Trajner: Luçiano Spaleti

ROMA (3-4-2-1): Svilar; Mançini, Ziolkovski, Rensh; Çelik, Kristante, Kone, Ueslei; Soule, Pelegrini; Dibala
Trajner: Xhampiero Gasperini

PANORAMASPORT.AL

 

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top