Antonio Kasano është i bindur se përtej cilësive të lojtarëve, ndryshimin në përballjen mes Napolit dhe Milanit në Superkupën e Italisë, e vendosi gjenialiteti i Antonio Kontes.

Duke folur në podkastin e tij, Kasano ka analizuar ndeshjen duke u ndalur te një lëvizje taktike e cila bëri diferencën në ndeshjen e fituar me dominim nga napolitanët.
“Për Milanin, zero gjuajtje në portë, Milinkoviç ka bërë zero pritje. Milani ishte shumë i ngadaltë, asgjë për të rënë në sy. Jo gjithmonë të ecën me 1-0 dhe të gjithë në mbrojtje, Napoli e stërmeritoi të fitonte.
Qartësisht ndeshjen e fitoi ai gjeniu në pankinë që është Konte, i cili vendosi dy gjysmë sulmues Elmas e Neres për të nxjerrë jashtë Pavloviç dhe Tomorin. Kështu izolonte një kundër një Hojlund me De Uinter. Kur njëri është gjeni, i fiton ndeshjet kështu.
Hojlund e shkatërroi De Uinter dhe të gjithë Milanin. Kjo do të thotë të dish të trajtosh në nivele të larta dhe Konte e bën këtë prej shumë vitesh”, tha ish-sulmuesi italian.
PANORAMASPORT.AL








