Bolonja është kualifikuar në finalen e Superkupës së Italisë pas një fitoreje dramatike me penallti ndaj Interit, në stadiumin “King Saud University” në Arabinë Saudite, teksa koha e rregullt përfundoi në barazim 1 me 1. Turam në minutën e dytë dhe Orsolini në minutën e 35-të, shënuan për skuadrat respektive.

Portieri Ravaglia pati një rol vendimtar në suksesin e Bolonjës, duke pritur dy penallti jetike për skuadrën e tij. Tashmë, Bolonja do të përballet me Napoli në finalen e Superkupës së Italisë, të hënën, pasi skuadra e drejtuar nga Antonio Konte mposhti Milanin me rezultatin 2-0 në gjysmëfinalen e saj.
Penalltitë 3-2 (VIDEO)
Bolonja: Ferguson +, Moro -, Miranda -, Rou +, Imobile +
Inter: Martinez +, Bastoni -, Barela -, Boni -, De Vraj +
FT
BOLONJA 1-1 INTER
35′ Orsolini (p) / 2′ Turam
GJYQTARI AKORDON FILLIMISHT PENALLTI PËR INTERIN, POR MË PAS E KTHEN ME VAR: VIDEO
GOLI I ORSOLINIT ME PENALLTI (VIDEO)
PENALLTI ME VAR PËR BOLONJËN (VIDEO)
GOLI I TURAM (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE
BOLONJA (4-2-3-1): Ravalja; Holm, Hegem, Lukumi, Miranda; Moro, Pobega; Orsolini, Odgard, Bernardeski; Kastro.
Trajner: Vinçenco Italiano.
INTER (3-5-2): Martinez; Bisek, De Vraj, Bastoni; Luis Henrike, Barela, Zielinski, Mkhitarjan, Dimarko; Turam, Boni.
Trajner: Kristian Kivu.
PANORAMASPORT.AL








