“Nesër, të derdhen në shesh…”, Lapaj fton qytetarët në protestë: Të nisim dallgën që merr përpara regjimin që mban peng Shqipërinë!


"Nesër, të derdhen në shesh...", Lapaj fton

Adriatik Lapaj

TIRANË- Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka njoftuar protestën e parë masive në kryeqytet, ditën e nesërme, në orën 12:00. Përpara kryeministrisë, mes mbështetësve të tij, Lapaj fton të gjithë qytetarët që t’i bashkohen protestës, sipas tij, për të dhënë modelin se me qëndresë rrëzohet qeveria. Protesta e ditës së shtunës, sipas Lapajt, do të jetë nisja e një dallge që mund të marrë përpara “këtë regjim që ka marrë peng Shqipërinë”.

“Ne nesër kemi protestën e parë të madhe. Uroj që të jetë masive. Unë uroj që nesër qytetarët të derdhen masivisht në shesh për të tregtuar përmes prezencës së tyre se ata si individë janë kundër regjimit të kletokracisë dhe hajdutërisë më të madhe të Europës. Jemi këtu dhe po qëndrojmë këtu, për të dhënë modelin, që nesër kur ky të rrëzohet se që do do rrëzohet nuk ka asnjë dyshim, popullata të marrë mesazhin që me qëndresë i rrëzojnë qeveritë e tyre. nesër në këtë bulevarad do duhet të derdhet cdo qytetar. Na duhet të bëashkohemi kundër të keqes. Ndaj nesër në orën 12 duhet të jenë në këtë shesh për veten e vet, për të nisur nga nesër një dallgë që mund të vërë para këtë regjim që ka marrë peng Shqipërinë.”, tha ndër të tjera Lapaj.

Ndërkohë, pak më herët, Lapaj tregoi edhe një herë vendosmërinë e tij për të vijuar këtë nismë, teksa vendosi të qethet  në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

 
 
 
 
 
Visualizza questo post su Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Un post condiviso da ZËRI (@zeri.albania)

Që prej datës 8 dhjetor, Adriatik Lapaj është “ngujuar” poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama. E nisi vetëm, por dhjetëra qytetarë i janë bashkuar protestës që vijon prej dy javësh, dhe që do të zgjasë sipas Lapajt, deri në rrëzimin e qeverisë./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top