Këshilli i Mandateve vendos për “Ballukun”: Deputetët dhe avokati do ta marrin USB-në me vete


Këshilli i Mandateve vendos për "Ballukun": Deputetët

Këshilli i Mandateve

TIRANË- Këshilli i Mandateve ka vendosur që anëtarët të marrin me vete USB-në me 10 mijë faqe me prova për dosjen e zv.kryeministres Belinda Balluku. Sipas burimeve, kërkesa është bërë nga anëtarët demokratë të Këshillit. Pas shqyrtimit të kërkesës, Këshilli vendosi që mund ta marrin USB-në, por të ruajnë sekretin hetimor dhe të mos bëjnë publike përmbajtje nga dosja hetimore “Balluku”.

Në mbledhjen që vijon që prej orës 10:30 të mëngjesit, tashmë ka mbetur për të vendosur datën e shtyrjes së mbledhjes për diskutimet për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

Pas një debati disa orësh mes anëtarëve të PS dhe PD për mënyrën se si do njihen me provat dhe a do të vendoseshin ato në dispozicion të tyre, dy palët kanë rënë dakord që të shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për autorizim për arrestimin e Ballukut. /ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top