“Mbledhja u shty për të intimiduar provat”, Bardhi: PS kërkon afat në shkurt, deri atëherë Balluku i ka “ngrënë” dëshmitarët…


"Mbledhja u shty për të intimiduar provat", Bardhi: PS

gazment bardhi

TIRANË- Mbledhja e Këshillit të Mandateve për heqjen e imunitetit për numrin dy të qeverisë, Belinda Balluku, është shtyrë për javën e ardhme, por ende nuk bërë e ditur data. Menjëherë pas përfundimit të mbledhjes, kreu i grupit parlamentar të PD dhe njëkohësisht anëtar i Këshillit të Mandateve, Gazment Bardhi, është shprehur se të pandehurës po i jepet kohë për të intimiduar provat dhe dëshmitarë.

Sipas Bardhit, fshehja e kyçja e USB-së në kasafortë është një skenar për t’i dhënë alibinë Ballukut që të shtynte mbledhjen sepse nuk kishte lexuar materialin.

“Sot nuk kemi diskutuar asnjë çështje që përbën sekret hetimor. Jemi marrë vetëm me procedurë. Kemi diskutuar nëse deputetët kanë apo jo të drejtë të kenë të plotë materialin e sjellë nga SPAK-u. Sipas ligjit, secili anëtar duhet ta ketë të plotë USB-në e famshme që Peleshi e kishte kyçur në kasafortë. Dhe sot u zbulua edhe skenari pse e kishte kyçur. Kjo ishte bërë për t’i dhënë alibinë Ballukut, për të kërkuar shtyrjen e mbledhjes, me pretendimin se nuk ishte e përgatitur, dhe kështu të shtyhej mbledhja.”, tha Bardhi.

Bardhi tha se kërkesa e mazhorancës për ta shtyrë mledhjen deri në fund të janarit, nuk është pa qëllim, ndërsa shtoi se PS kërkon që ta shtyjë imunitetin e Belinda Ballukut deri në shkurt. Kreu i grupit parlamentar të PS-së ironizoi duke thënë se shtyrja e imunitetit në një kohëzgjatje të tillë me muaj, e pandehura, pra Balluku “ka hëngër bakllavanë, gjelin e detit edhe provat”.

“E përseris nuk mund të ketë më shumë të drejta se asnjë deputet tjetër. Kanë marrë 48 deri në 72 orë në 5 vitet e fundit. Duhet të ruajmë një standard. E pandehura mund të thotë se edhe të ha bakllavanë dhe gjelin e detit dhe intimiduar dëshmiratët dhe intimiduar. Prokuroria tha se 3 ditë janë të mjaftueshme, maksimumi 5 ditë. Kërkuan që të përmbyllej i gjithë procesi. Ne bëmë thirrje të mblidhet kuvendi në një sesion të jashtëzakonshëm. Nuk e kanë me ngut, thonë që këshillit të mblidhet me 20, pastaj edhe dy javë të tjera. Kur ka marrë dy javë kohë këshilli për të shkruar raportin. Këta e thanë qartazi se do të merrnin dy javë kohë. Me afatet që duan të ecin, i bie që kjo çështje të shqyrtohet deri në shkurt. Deri atëherë, ka hëngër bakllavanë, gjelin e detit edhe provat. Ka hëngër dhe dëshmitarët. Kjo që ka bërë Rama sot në këshillin e mandateve është e paprecedentë.”, theksoi Bardhi.

Debatet mes mazhorancës dhe opozitës nuk munguan në mbledhjen e Këshillit, teksa nuk u dakordësuan për datën. Opozita kërkoi që seanca e radhës të mbahet të hënën, ndërsa mazhoranca këroi të mblidhet Këshilli më 19 janar.

Avokati i Ballukut kërkoi 3 javë kohë, për t’u njohur me provat e SPAK. Nga ana tjetër, prokurorët e posaçëm deklaruan në mbledhje se do ishte e mjaftueshme deri në 5 ditë. Me kërkesë të demokratëve, Këshilli vendosi që anëtarët të marrin me vete USB-në me 10 mijë faqe me prova për dosjen e zv.kryeministres Belinda Balluku. 

Kuvendi ka një afat kohor 3 muaj për të vendosur mbi kërkesën e SPAK dhe autorizimin. Por në rast se Kuvendi nuk e shqyrton kërkesën në harkun kohor të 3 muajve, atëherë kërkesa e SPAK konsiderohet e rrëzuar./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top