Mirlind Daku mund të vendoset nën urdhrat e Dragan Stojkoviç. Ky i fundit është favoriti kryesor për të pasuar Rashid Rahimov, që u shkarkua nga Rubin Kazan.

Klubi rus e shikon Stojkoviçin si pasardhësin e Rahimov. Vetë trajneri serb është pushim gjatë kësaj kohe, ndërsa në tetor u largua pas humbjes me Shqipërinë.
Daku ndërkohë kujtojmë se u frenua pas nisjes së vrullshme ku shkëlqeu me gola. Dy humbjet e fundit në kampionat e detyruan Rubinin, që të merrte vendimin drastik.
Stojkoviç ndërkohë do e kishte eksperiencën e parë në Rusi. Për të do ishte me të vërtetë lëvizje surprizuese.
PANORAMASPORT.AL








