Pas mbledhjes së Këshillit, Berisha thërret aleatët në selinë blu, ja kur do të mbahet takimi


Pas mbledhjes së Këshillit, Berisha thërret aleatët në

partia demokratike

TIRANË- Kreydemokrati Sali Berisha ka thirrur aleatët e PD-së në një takim që pritet të mbahet ditën e nesërme, në orën 10:00. Arsyet nuk janë bërë të ditura, ndërsa vlen të theksohet se ky takim vjen një pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ku protesta e 22 dhjetorit ishte në fokus të diskutimeve. 

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së u zhvillua të mërkurën, ku mësohet se ka pasur debate edhe tension. Ndërkohë në fjalën e tij, kreu i PD Sali Berisha kërkoi angazhim në takime intensive me qytetarët dhe se agjenda e demokratëve do të jetë vetëm protesta, brenda dhe jashtë vendit dhe rrëzimi i qeverisë Rama.

Në fund të mbledhjes u vendos që ndryshe nga herët e tjera të ngrihen disa grupe pune që do të merren me mobilizimin e strukturave dhe qytetarëve për protestën e së hënës. Ndërsa tani, mbetet për t’u parë se cilat do të jenë diskutimet apo vendimet në mbledhjen me aleatët./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top