“Sa herë Kosova feston, Saliu bën një dëm në Shqipëri”, Balla ironizon PD-në: I vënë zjarrin Kuvendit, kur s’kanë…


"Sa herë Kosova feston, Saliu bën një dëm në

taulant balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar te PS-së, Taulant Balla, ka ironizuar PD-në pas kaosit që shkaktoi në Kuvend, duke e lidhur sjelljen e tyre me protestat e zhvilluara së fundmi. Sipas Ballës, ky është një veprim i përsëritur i opozitës sa herë që nuk kanë pjesëmarrje në protesta.

“Kur protesta s’kanë pjesëmarrje duhet t’i vëmë zjarrin Kuvendit që të na vijnë në protestë”, tha Balla.

Në një prononcim për mediat jashtë Parlamentit, Balla përgëzoi Kosovën për heqjen e sanksioneve të BE gjatë samitit BE-Ballkani Perëndimor, ndërsa shtoi se sa herë Kosova feston Berisha bën një dëm në Shqipëri.

“Dua të përgëzoj samitin e BE-Ballkanit Perëndimor, për heqjen e sanksioneve. Sa herë që Kosova ka festë, Saliu e bën një dëm në Shqipëri. Unë gëzohem sa herë që SPAK realizon operacione.  Klithmat e Bardhit sipas procedurës nesër nis procedimi. Ky është një rast ku Kuvendi do të duhet të kryejë procedurën sipas kushtetutës. Do e kemi komunikimin dhe për këtë çështje pasi të nisim procedurën”, tha Balla./ZËRI

 

Poll



Source link

Scroll to Top