TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, nuk i ka shpëtuar pyetjes së gazetarëve në lidhje me votimin që do të mbahet për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Në prononcim për gazetarët jashtë ambientetve të Kuvendit, Balla është deklaroi se do të ndiqen procedurat ashtu siç parashikohen nga ligji.
Balla u shpreh qartë se për këtë rast, Kuvendi duhet të kryejë procedurën sipas Kushtetutës, ndërsa shtoi se do të ketë komunikim pas saj.
Pyetje: Do lejoni që SPAK të arrestojë Ballukun?
Balla: Kuvendi i Shqipërisë e ka qartazi të përcaktuar procedurën që do ndjekë. Më gjithë klithmat e Gazment Bardhit Kuvendi nesër fillon procedurën. Ky është një rast ku kuvendi i Shqipërisë do duhet ta kryejë procedurën sipas Kushtetutës.
Pyetje: Po ju pyesim për votë politike?
Balla: Do kemi komunikim për këtë çështje pasi të fillojmë procedurën.
Ditën e nesërme do të mblidhet Këshilli i Mandateve për të shqyrtuar kërkeën e SPAK për heqjen e imunitetit të zv.kryeminsitres Belinda Ballukur, me qëllim arrestimin e saj./ZËRI





