Kilië Mbape bëri sërish heroin për Real Madridin, kësaj herë në Kupën e Mbretit. Falë dygolëshit të realizuar, sulmuesi francez shmangu turpërimin kundër skuadrës së Talaveras, që militon në ligën e tretë spanjolle.
I lumtur për fitoren, Mbape zgjodhi të gëzojë edhe 3 fëmijë të vegjël që iu afruan njëri pas tjetrit në fushën e blertë. Ata i kërkuan autografe yllit të Realit i cili nuk mund ti refuzonte fansat e tij.
Francezi iu firmosi fanellat që mbanin në duar dhe ky moment tashmë është bërë viral në rrjetet sociale.
PANORAMASPORT.AL








