Një orë tension, sherr dhe tym…Mbyllet seanca e fundit plenare në Kuvend! Mazhoranca miratoi projektligjet


Një orë tension, sherr dhe tym...Mbyllet seanca e fundit plenare

kuvendi

TIRANË- Seanca plenare për sesionit e fundit parlamentar të këtij viti plenar ka përfunduar pas 1 ore përplasje mes palëve. Mes tensioneve dhe flakadanëve mazhoranca ka kaluar në votim rekord aktet normative. Në këto kushte, kryeparlamentari Niko Peleshi ka vendosur mbylljen e seancës. 

Kjo seancë nuk ishte aspak e qetë, ndërsa u zhvillua edhe betimi i pazakontë i Avokatit të Popullit, Endri Shabani. Klevis Balliu dhe Flamur Noka ishin dy protagonistët e opozitës, të cilët pas kaosit të krijuar janë përjashtuar nga kryetari i Kuvendit. 

Por, Balliu dhe Noka nuk ishin të vetmit, deputetë të tjerë si Belind Këlliçi, Gazmend Bardhi, Saimir Korreshi dhe Albana Vokshi gjithashtu patën momentet e tyre ‘protagonsite’. I pari që ndezi flakadanët në sallë ishtë Këlliçi, ndërsa më pas episode të tilla u regjistruan edhe nga Fidel Kreka dhe Albana Vokshi./ZËRI

 

 

Poll



Source link

Scroll to Top