Endri Shabani
TIRANË- Endri Shabani pritet të kryejë betimin e tij si Avokat Populli sot në Kuvend. Seanca plenare pritet të nisë në orën 10:00, ndërsa Shabani ka mbërritur i pari, porthuajse një orë para nisjes së seancës.
Avokat i Popullit, Endri Shabani, i cili do të zëvendësojë Erinda Ballancën, u zgjodh në seancën e 11 dhjetorit me 85 vota në postin e Avokatit të Popullit, pas debatesh të gjata në Kuvend. Në procesin e votimit nuk mori pjesë asnjë demokrat, ndërsa vetë kryeministri Edi Rama votoi.
Ndërkohë, në rend dite sot, priten të diskutohen një sërë çështjesh, për të përmbyllur seancën e fundit të sesionit parlamentar./ZËRI
Poll




