TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot disa pamje nga Samiti i BE-Ballkani Perëndimor që u zhvillua ditën e djeshme në Bruksel. Liderët e rajonit u takuan me ato të Bashkimit Europian, në një mbledhje të konsideruar të rëndëishme për ecurinë e procesit të zgjerimit
“Mirëmëngjes dhe me këtë video-kartolinë të ditës së djeshme të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, ju uroj një ditë të paqtë sot”, shkruan Rama.
Para nisjes së Samitit, kryeministri Rama u prit dje nga presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa. Më pas, kreu i qeverisë shqiptare mori pjesë në seancën plenare “Thellimi i bashkëpunimit dhe avancimi i integrimit gradual, përfshirë ‘Roam like at home’, si dhe Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor” – të drejtuar nga Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa.
Shqipëria dhe Mali i Zi u paraqiten në tryezën e përbashkët si vendet më të avancuara në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, krahasuar me vendet e tjera të rajonit. Të dyja vendet kanë avancuar, madje me afate me afate të paracaktuara të anëtarësimit, respektivisht në 2028 dhe 2029.
Kujtojmë se ky samit është zhvilluar në vitin 2022 në Tiranë. Liderët e BE dhe ata të ballkanit perëndimor do të takohen përsëri vitin e ardhshëm më 1 qershor në samitin BE–Ballkani Perëndimor 2026, që do të zhvillohet për të dytën herë në Malin e Zi./ZËRI





