Letra misterioze e mbështjellë me peshqir/ Si portieri i PSG-së që dikur Bernard Berisha i shënonte me roveshatë… priti 4 penallti

Letra misterioze e mbështjellë me peshqir/ Si portieri i PSG-së që dikur Bernard Berisha i shënonte me roveshatë… priti 4 penallti

Dec 18, 2025 | 8:17






























Para gjuajtjeve të penalltive në finalen e Intercontinental Cup mes PSG-së dhe Flamengos, portieri i skuadrës franceze, Matvej Safonov, u pa duke biseduar me stafin teknik dhe më pas mori një shënim të fshehur, të mbështjellë në një peshqir.

PORTIERI

Në letër kishte udhëzime konkrete mbi drejtimet se ku lojtarët e Flamengos pritej të gjuanin penalltitë.

Safonov e mbajti shënimin me vete gjatë gjithë serisë së penalltive, pa e lëshuar asnjë moment deri në fund. Dhe plani funksionoi në mënyrë perfekte.

Portieri rus u shndërrua në heroin absolut të PSG-së, duke pritur plot katër nga pesë penalltitë e lojtarëve të Flamengos dhe duke i siguruar skuadrës franceze fitoren pas barazimit 1-1 në kohën e rregullt dhe shtesat.

Performanca e Safonovit jo vetëm që shpëtoi PSG-në pas gabimeve të Dembele dhe Barkolas nga pika e bardhë, por edhe tregoi rëndësinë e analizës, përgatitjes dhe detajeve të vogla që vendosin trofe. Në fund, letra “sekrete” dhe qetësia e portierit bënë diferencën.

Interesant është fakti se më 14 korrik të 2019-ës, sulmuesi aktual i Dinamos Bernard Berisha, në atë periudhë pjesë e Akhmat Groznit i shënoi gol me roveshatë Safonovit kur ky i fundit ishte pjesë e Krasnodar në Rusi.

GOLI I BERISHËS ME ROVESHATË I SHËNUAR NË PORTËN E SAFONOVIT: VIDEO

ILDI MEROLLI – PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top